Pavarësisht disa spekulimeve se Alex Ferguson nuk e dëshiron Jose Mourinhon si trajner të Manchester United, thuhet se edhe skocezi e ka pranuar vendimin e bordit të ‘Djajve të Kuq’.
Tashmë edhe ish-trajneri legjendar e ka në qef Jose Mourinhon dhe shpreson se mund ta rikthej Manchester United aty ku e ka vendin.
Që nga largimi i tij, United po has vazhdimisht në probleme për të gjetur një trajner të duhur.
United aktualisht gjendet në pozitën e pestë të renditjes tabelore të Ligës Premier dhe vështirë që do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/