Site icon Telegrafi

Dorëheqja e drejtoreshës në Gjilan, LDK: Degradimi në Arsim mbanë emrin e Alban Hysenit

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, ka dhënë dje dorëheqje(01.08.2024) nga kjo pozitë.

Në lidhje me këtë kanë reaguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët thanë se degradimi në arsim mbanë emrin e kryetarit, Alban Hyseni.

Nga LDK theksuan se përgjegjës për këtë e mbajnë të parin e ekzekutivit, ku sipas tyre për shkak të konkurseve të montuara në arsim, transferet e paligjshme, kontratat pa konkurs, kanë shkaktuar dorëheqjen e drejtoreshës.

“Konkurset e montuara në Arsim, transferet e paligjshme, kontratat pa konkurs, presioni militantesk, shkaktuan dorheqjen e Drejtoreshës së DKA-së sot, për të na bindur se ky pushtet ka kollapsuar”, thuhet në komunikatë, duke theksuar se vet kryetari ka bërë që në DKA të eskalojë situate deri këtu.

“Edhe sot, kur edhe publikisht dha dorëheqje Drejtoresha e Arsimit , ne përgjegjës e mbajmë të parin e ekzekutivit, i cili me injorancën dhe abstenimin për të marrë përgjegjësinë, ka bërë që në DKA të eskalojë situata deri këtu, ku brenda 3 viteve kanë dhënë dorheqje dy drejtoresha të emëruara nga vet ai”, kanë shkruar nga LDK.

Madje, për LDK-në dhënia e dorëheqjes së drejtoreshës nuk përbën lajm, por që sipas tyre së bashku me drejtoreshën të shkonte edhe Alban Hyseni.

“Dorëheqja e Drejtoreshës së Arsimit nuk është lajm për ne, sepse ajo edhe sa ka qenë në detyrë  ka qenë vetëm formalisht. Për ne do të ishte lajm që së bashku me drejtoreshën të shkonte edhe Alban Hyseni,  sepse edhe ashtu Gjilani nuk ka Kryetar”, thuhet në komunikatë

LDK thotë se militantizmi, nepotizmi dhe injoranca e Alban Hysenit ka filluar të vret ndërgjegjen e të gjithë atyre që e votuan. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version