Site icon Telegrafi

Dordolecët e shqiptarëve pushtojnë faqen e Bayern Munichut (Foto)

Klubi i njohur Bayern Munich ka postuar disa fotografi të dordolecëve me simbole të këtij klubi, të krijuar nga tifozët e klubit.

Në tri fotografitë e publikuara së fundmi në faqen zyrtare të ekipit në Facebook bie në sy dordoleci me simbole shqiptare dhe me shallin “O sa mirë me qen shqiptar”.

“Ne i duam këta dordolecë të Bayernit! Postoni fotografitë e dimrit në komente”, ka shkruar Bayerni si përshkrim të këtyre fotografive.

Në bazë të komenteve nga fansat shqiptarë të Bayernit kuptohet se të tri fotografitë janë të krijuara në Kosovë ose Shqipëri.

Exit mobile version