Telegrafi

Donnarumma shpjegon ‘përparësinë’ e tij dhe tregon për lumturinë që e gjeti menjëherë te PSG

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma zbuloi ‘forcën’ e tij që i dha atij përparësi në moshë të re dhe theksoi se është ‘i lumtur’ në kryeqytetin francez.

Ish-portieri i Milanit iu bashkua PSG-së pasi fitoi EURO 2020 me Italinë dhe 22-vjeçari kishte luajtur tashmë mbi 250 ndeshje me kuqezinjtë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të PSG-së, ish-ylli i Serie A shpjegoi pse nuk u përpoq të vendosej në nivelin më të lartë në një moshë të re.

“Gjithmonë kam dashur të jem portier, nuk ndiej presion dhe kjo është forca ime”, ka thënë fillimisht Donnarumma për faqen zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Donnarumma shpallet portieri më i mirë, fiton Trofeun Yashin

“Gjithmonë e kam arritur mirë, edhe kur kam qenë shumë i vogël. Kjo më dha një avantazh, të luash në San Siro në moshën 16-vjeçare nuk është aspak e lehtë, por gjithmonë jam përpjekur të qëndroj i qetë”.

“Unë përpiqem çdo herë t’i jap paqe dhe besim ekipit tim, unë jam një motivues”.

Donnarumma shtoi se ai u përshtat me mjedisin e tij të ri menjëherë dhe ‘shpejt’ filloi të mësonte gjuhën franceze.

Pavarësisht mungesës së kohës së lojës, italiani theksoi se është ‘i lumtur në Paris’ dhe u zotua të japë gjithçka për fanellën.

Lexo po ashtu Messit dhe Donnarummas iu bë pritje fantastike në ‘Parc de Princes’ për çmimet e fituara nga ‘France Football’

“Isha menjëherë i lumtur këtu. Më pritën shumë mirë në një grup të madh. Të gjithë ndihemi mirë, po mësoj shpejt frëngjisht dhe komunikimi me shokët e skuadrës është shumë i rëndësishëm”.

“Unë e kuptoj veten shumë mirë. Jam i lumtur në Paris, nuk ka pasur ndonjë ndryshim dhe jam mirë me ekipin, me klubin, me të gjithë këtu…”.

“Tifozët më kanë pritur shumë mirë, i falënderoj shumë dhe premtoj se do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë prestigjioze, që meriton fitore dhe respekt”, përfundoi italiani. /Telegrafi/