Site icon Telegrafi

Donnarumma: Problem të zëvendësohet Buffon, kam pasur nderin që kam stërvitur me të

Pas tërheqjes së Gianligi Buffon nga kombëtarja e Italisë si zëvendësim i tij shihet Gianluigi Donnarumman.

Edhe Matia Perin është portier me të ardhme të madhe.

“Me Buffon jam njohur në përfaqësuese, ku edhe pata fatin të luaj e stërvitem bashkë me atë”.

“Kur është në portë e vëzhgoj me kujdes, përpiqem t’i vjedh gjithmonë ndonjë gjë, sepse ai ka bërë historinë. Nëse synon një nivel të lartë, duhet të rrëmbesh diçka prej më të mirëve. Nga Buffon më befason gjithmonë qetësia e tij”.

“Buffon ka qenë gjithmonë idhulli im, e kam ndjekur që kur isha fëmijë. Kam tentuar gjithmonë ta imitoj, edhe jashtë fushe, sepse ai është një kampion. E falënderoj shumë për fjalët e bukura që ka thënë gjithmonë për mua”.

“Të gjithë thonë se unë jam pasardhësi i tij, por kam shumë, shumë për të punuar. Nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Për të arritur në nivele të larta, nuk duhet të ndalesh asnjëherë”.

“Nuk frikësohem që më konsiderojnë trashëgimtari i Buffon, por duhet të përmirësohem shumë për të arritur në nivelin e Gigit”, ka thënë Donnarumma për faqen zyrtare të UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version