Gianluigi Donnarumma ka thënë se largimi nga Milani këtë verë nuk ishte vendimi i agjentit Mino Raiola dhe theksoi se ai kurrë nuk foli me skuadrat e tjera para skadimit të kontratës së tij.
Portieri italian nuk nënshkroi një kontratë të re në San Siro dhe u transferua në Paris Saint-Germain pasi ndihmoi Italinë të fitonte Euro 2020 këtë verë.
22-vjeçari, i cili ka 33 paraqitje me Azzurrët ka thënë se ai e mori vendimin vetë dhe këmbënguli se Raiola punon vetëm për të “kënaqur” klientët e tij.
“Ka vendime që kanë një kohë më të gjatë të pjekurisë. Unë gjithmonë kam bërë zgjedhje profesionale vetë”, ka thënë fillimisht Donnarumma për Il Corriere dello Sport.
“Familja ime gjithmonë ma ka lënë vendimin dhe më ka mbështetur. Mino bëri të njëjtën gjë. Ai respekton dëshirat e klientit të tij 100 për qind dhe pastaj bën gjithçka për të kënaqur kërkesat e tyre”.
Por, italiani zbuloi se ai kurrë nuk foli me skuadrat e tjera para se të largohej nga Rossonerët kur kontrata e tij përfundoi në qershor.
“U largova nga Milano dhe nuk kisha asnjë kontakt me ekipet e tjera. Betohem. Por isha i sigurt se me një Kampionat të mirë Evropian, dikush do të vinte”.
“Milani është shtëpia ime, unë kam qenë atje tetë vjet dhe gjithmonë do të jem tifoz. Por, jeta është bërë nga zgjedhjet, dhe unë dua të vazhdoj të rritem”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/