Gianluigi Donnarumma ka folur për situatën e tij te Paris Saint-Germain, situatën me rivalin e tij, Keylor Navas dhe të ardhmen e Kylian Mbappe.
Portieri italian nuk ka arritur ende të bëhet një titullar fiks, por ka thënë se ndihet i lumtur me situatën e tij te klubi francez.
“PSG ka qenë gjithmonë në fatin tim. Al Khelaifi dhe Leonardo më kanë kërkuar prej kohësh. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë fillimisht Donnarumma për Gazzetta dello Sport.
“Nuk kam asnjë problem me Keylor Navas. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Më pëlqen konkurrenca dhe do të jap më të mirën time për PSG-në”.
Donnarumma ka folur edhe për situatën e yllit francez, Mbappe, i cili është në muajt e fundit të kontratës dhe po flitet për një largim nga Parc des Princes.
“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbappen. Por, ne nuk flasim për kontratën e tij apo të ardhmen e tij – vendimi i takon Kylianit”.
“Unë thjesht e di që ne jemi të lumtur këtu në PSG. Ai është një djalë i zgjuar”.
“Vetëm ai mund ta dijë se cila është zgjidhja më e mirë për të bërë”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/