Italia mbrëmë triumfoi kundër Holandës në kuadër të një miqësoreje të luksit.
Italianët mposhtën midis Amsterdamit kombëtaren holandeze me rezultat 2:1.
Kjo ndeshje do të hyjë edhe në analet e historisë së futbollit italian shkaku i portierit Gianluiggi Donnarumma.
Ky i fundit u bë lojtari më i ri që ka debutuar në kombëtaren italiane me 18 vjet e një muaj, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë portieri i skuadrës së Milanit ka thyer rekordin e kolegut të Juventusit, Gianluiggi Buffonit, i cili për herë të parë fanellën italiane e kishte veshur në moshën 20-vjeçare.
Ndryshe, Italia ndan pozitën e liderit me Spanjën të grupit G të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018, ku ndodhet edhe Shqipëria. /Telegrafi/