Site icon Telegrafi

Donis Avdijaj fillon shkëlqimin te Zurich, shënon dy herë në pjesën e parë

Sulmuesi shqiptar Donis Avidjaj, ka nënshkruar para disa ditësh me Zurichun, ndërsa ka filluar menjëherë shkëlqimin e tij me këtë klub.

Avidjaj ka arritur të shënojë dy herë në ndeshjen ndaj Linfield në kuadër të Ligës së Evropës.

Në minutën e 11-të, Avdijaj ishte i saktë pas një asistimi të Marchesanos për të shënuar për 1-0.

 

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 26-të, sulmuesi i njohur gjeti edhe njëherë rrjetën, kësaj radhe me kokë për 2-0.

 

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, dhe Avdijaj do ta kërkojë het-trikun në pjesën e dytë.

Te Zurich nga minuta e parë po luajnë edhe Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu dhe Fidan Aliti. /Telegrafi/

Exit mobile version