Telegrafi

Donis Avdijaj vendimtar në fitoren e Hartbergut, shënon gol dhe asiston

Sulmuesi Donis Avdijaj ka qenë vendimtar në fitoren e Hartbergut ndaj Altach me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 20-të.

Avdijaj fillimisht asistoi në minutën e 67-të për rezultatin 1-1, duke bërë që skuadra e tij të kërkonte pastaj fitoren.

E goli erdhi pas gjashtë minitash, pikërisht me Avdijajn që shënoi për 2-1.

Sulmuesi ka pesë gola të shënuar dhe tri asistime në edicionin aktual të Bundesligës austriake.

Hartbergu është në vendin e katërt me 33 pikë dhe është në grupin që lufton për titull kampioni. /Telegrafi/