Site icon Telegrafi

Donis Avdijaj vazhdon shkëlqimin – shënon het-trik brenda 33 minutash dhe shpallet lojtar i ndeshjes

Sulmuesi anësor, Donis Avidjaj ka vazhduar të shkëlqejë në elitën e futbollit  austriak, ku në përballjen mes Hartberg dhe Klagenfort shënoi het-trik.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 29-të të Bundeligës së Austrisë, që u mbyll me fitoren e Hartberg me rezultat 3-2.

Avdijaj shënoi fillimisht në minutën e dytë, duke hapur ndeshjen.

Ai shënoi pastaj edhe në minutën e 16-të për 2-0, ndërsa het-trikun e kompletoi në minutën e 33-të për 3-0.

Avdijaj për këtë ndeshje është vlerësuar nga SofaScore me notën 9.8, si lojtari më i mirë në fushë.

Ai kishe 53 prekje të topit, ndërsa në pasime ishte i saktë 68 për qind.

Sulmuesi tentoi tri driblime, ku kompletoi dy prej tyre, ndërsa kishte edhe një pasim kyç.

Avdijaj këtë sezon ka 10 gola dhe katër asistime në elitën e futbollit austriak. /Telegrafi/

Exit mobile version