Telegrafi

Donis Avdijaj shënon pas një kohe të gjatë për Hartbergun

Donis Avdijaj ka shënuar pas kohe të gjatë gol për Hartbergun e Austrisë.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë në fitoren e ekipit të tij në udhëtim ndaj Riedit me rezultatin 3-1.

Avdijaj shënoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 55-të.

Për sulmuesin ishte goli i tretë i shënuar në Bundesligën e Austrisë.

Ai pati shënuar dy gola në ndeshjen e 24 korrikut të vitit të kaluar, në fitoren 2-1 ndaj Altachut. /Telegrafi/