Telegrafi

Donis Avdijaj gjen golin me Zurichun, por nuk i mjafton skuadrës së tij

Donis Avdijaj ka shënuar gol, por që nuk i ka mjaftuar Zurichut në përballje ndaj Bodo/Glimt, pasi pësoi me rezultat 2-1.

Ndeshja i ka takuar Grupit A të Ligës së Evropës, ndërsa Zurichu mbetet pa pikë në grup.

Ole Selnaes shënoi autogol për rezultatin 1-0 në të mirë të Bodoes, në minutën e 54.

Norvegjezët shënuan edhe për 2-0 me Hugo Vetlesen në minutën e 58-të.

Avdijaj ngushtoi rezultatin në minutën e 81-të, që ishte edhe goli i vetëm i zviceranëve.

Avdijaj në lojë hyri në minutën e 61-të, ndërsa te Zurichu startuan Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu në mbrojtje dhe Blerim Xhemaili e Bledian Krasniqi në mesin e fushës. /Telegrafi/