Site icon Telegrafi

Doni që një lidhje të zgjasë përjetësisht? Ja disa këshilla

Ajo që na bën ne të lumtur në një marrëdhënie është kujdesi që tregon secili prej partnerëve ndaj njëri-tjetrit. Nuk duhen gjëra të mëdha për të treguar dashurinë, por gjëra të vogla dhe gjeste të guximshme.

Nisur nga eksperienca e njerëzve të tjerë, studiuesit kamë renditur disa gjëra si ta bëni një lidhje me romantike dhe që të zgjasë.

Bëni një surprizë, edhe pse mund të jeni shumë larg njëri-tjetrit. Kjo do të tregojë që ju mendoni për të, pavarësisht distancës.

Bëjeni zakon që gjithmonë t’i shkruani letra dashurie njëri-tjetri. Në këtë mënyrë ju do të krijoni një lidhje më të afërt dhe plot emocione. Edhe nëse ju do të jeni të lodhur apo të mërzitur, një mesazh i bukur dashurie çdo ditë, do u ngrejë humorin dhe do u bëjë të ndiheni të lumtur.

Tregoni se e doni partnerin/partneren me gjeste. Romanca e vërtetë nuk është që të bëni gjëra të madhe. Mjaftojnë gjeste të vogla, si për shembull partneri hap derën për njeriun e zemrës, i lë kafshatën e fundit të ushqimit. Duhet të mësoni të njihni fuqinë dhe rëndësinë e surprizave të vogla.

Planifikoni që çdo mbrëmje të kaloni disa momente të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo do tu ndihmojë që të bisedoni dhe të shprehni ndjenjat.

Dëgjoni gjithmonë problemet dhe shqetësimet e njëri-tjetrit. Në këtë mënyra lidhja mes jush do të jetë më e fortë.

Kujtoni së bashku momentet më të bukura të lidhjes suaj. Kjo e forcon më shumë marrëdhënien tuaj.

Bëni gjëra spontane. Mund t’i këndoni një këngë ose ta ftoni për të vallëzuar, ndërkohë që po rrini në shtëpi dhe nuk keni asgjë për të bërë.

Festoni përvjetorët tuaj. Dërgoni buqeta me lule ose thjesht një urim të bukur për ta ditur se ju nuk e keni harruar përvjetorin.

Exit mobile version