Duke analizuar kualitetin e ushqimit, inspeksioni britanik për kontrollimin e ushqimit ka zbuluar se një porcion doner përmban 98% të sasisë së nevojshme ditore të kripës, përmban më shumë se 1.000 kalori (gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të kalorive) dhe 150% yndyra të ngopura, njofton Reuters.
Një porcion doner i shoqëruar me bukë, sallatë dhe shtesa tjera përmban afër 2.000 kalori dhe 350% yndyra të ngopura.
“Asnjëherë nuk kemi menduar se doneri është ushqimi më i shëndetshëm në botë, mirëpo nga këto analiza jemi befasuar. Me këtë sasi të kripës dhe yndyrave, doneri është diçka të cilin njerëzit duhet ta konsumojnë shumë rrallë”, ka thënë drejtori i LACORS në Britani të Madhe, Geoffrey Theobald.
Të dhënat nga ky studim kanë treguar se shumica e shitësve të donerëve kishin gënjyer sa i përket prejardhjes së mishit. Në shumicën e donerëve është gjetur sasi e konsiderueshme e mishit të derrit.
“Është i papranueshëm fakti që myslimanët e kanë ngrënë këtë ushqim, sepse feja ua ndalon këtë gjë. Derisa shitësit e kanë vënë mbishkrimin e rrejshëm “hallall”, atëherë kjo duhet të konsiderohet si mashtrim”, ka shtuar Theopold.