Site icon Telegrafi

Donatorët premtojnë 12 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin

Qeveritë botërore kanë premtuar 12 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin deri në vitin 2024, por me disa kushte të caktuara, tha ministri finlandez i Zhvillimit dhe Tregtisë, Villa Skinnari.

Donatorët gjatë një takimi dy ditor kanë premtuar më shumë se tre miliardë për vitin e parë si pjesë e një plani katër-vjeçar.

“Donatorët kanë premtuar më shumë se tre miliardë për vitin e parë nën planin katër-vjeçar” nga 2021 në 2024 “, me një angazhim vjetor që duhet të mbetet i njëjtë çdo vit, duke bërë 12 miliardë gjatë katër viteve”, tha Ville Skinnari, raporton ap.

Kjo është më pak se 15 miliardë të premtuara në konferencën e hershme ndërkombëtare për Afganistanin në vitin 2016, por kjo ishte ende në mes të pandemisë së coronavirusit.

Ministri i Jashtëm Afganistan, Mohammad Hanef Atmar e mirëpriti njoftimin e ndihmës.

“Është vërtet jashtëzakonisht bujare”, tha ai. “Ne thjesht po kalojmë një nga tragjeditë më të mëdha në histori, pandeminë e COVID-19. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që në këtë moment të vuajtjeve të përbashkëta (…) angazhimi juaj për Afganistanin mbetet i fortë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version