Donat Rrudhani dita e ditës po kthehet në një lojtarë shumë të rëndësishëm të elitës së futbollit zviceran.
Ai sot shkëlqen me dy gola në barazimin 3-3 mes Lausannes dh St Gallenit.
Rrudhani fillimisht shënoi për 2-2 në minutën e 78-të, ndërsa sërish pas tetë minutash barazoi rezultatin në 3-3, pasi paraprakisht skuadra e tij kishte pësuar gol.
Për këtë ndeshje nga SofaScore, Rrudhani që luajti në mesfushë është vlerësuar me notën 9.1 si më i miri në fushë.
Ai përveç dy golash, kishte edhe 44 prekje topi, tri pasime kyçe dhe tri driblime të suksesshme.
Rrudhani ka gjashtë gola në elitën e futbollit zviceran. /Telegrafi/