Telegrafi

Donat Rrudhani debuton me gol te Lausanne, marrin barazim në derbin e qytetit

Lausanne Ouchy dhe Lausanne janë akuar në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Zvicrës, në përballjen që u mbyll baras 1-1.

Talenti i PSG-së, Ismael Gharbi, që është në huazim te Lausanne Ouchy, hapi ndeshjen me një gol në minutën e 32-të për 1-0.

Por pak pa u mbyllur pjesa e dytë, në skenë doli Donat Rrudhani që shënoi për 1-1.

Ky ishte goli i tij i parë me skuadrën e re për anësorin e Kosovës, që kaloi te Lausanne nga Young Boys si huazim.

Në përgjithësi është goli i tretë i Rrudhanit në këtë edicion, që të tria në këtë vit, që e ka filluar shkëlqyeshëm. /Telegrafi/