Trajneri i Bolognas, Roberto Donadoni, ka paralajmëruar Romën se nuk do të ketë punë të lehtë.
Ndeshja që zhvillohet të hënën nga ora 20:45 e shehë Romën në një pozitë patjetër për të fituar, për të mbajtur fuqishëm hapin në luftë për vendin e tretë.
“Eshtë mundësi për ata që nuk kanë luajtur aq që të tregojnë veten”.
“Ne e dimë se po luajmë ndaj një skuadre në formë, por ne tashmë kemi bërë mirë ndaj Juvnetusit, Napolit dhe natyrisht më herët edhe ndaj Romës”.
“Ne do të jemi vështirë për t’u mposhtur. E pranoj se kemi disa vështirësi. Giaccherini është i suspenduar, Destro, Taider, Gastaldello dhe Mounier nuk do të jenë gati për lojë”.
“Jam i bindur se do të ndalim ecurinë e humbjeve, sepse e di se Roma nuk është pamposhtshme”, potencoi Donadoni. /Telegrafi/