Telegrafi

Dominojnë shqiptarët, yjet e Shkëndijës në garë për “Futbollistin e vitit”

Në kampionatin maqedonas ka një dominim shqiptarësh.

Një sezon fantastik ishte ai i Shkëndijës, teksa kulmin e arriti duke u ndeshur në një ndeshje prestigji ndaj Milanit për të diskutuar një vend në “Europa League”.

Sezoni i ri nisi dhe Shkëndija vazhdon në hapin e suksesit, ajo është duke kryesuar e vetme kampionatin ndërsa rivali i përjetshëm, Vardari është pas me 11 pikë diferencë edhe pse me 2 ndeshje më pak nga tetovarët.

Këto rezultate të arritura janë reflektuar edhe në nominimet e vitit për këtë kampionat, teksa Shkëndija konkurron për “Futbollistin e vitit” me dy lojtarë, Ferhan Hasanin dhe Besart Ibraimin.

Por këta nuk janë të vetmit që konkurrojnë për të marrë një çmim nga Federata e Maqedonisë, Enis Fazllagiç është nominuar për “Futbollistin e ri më të mirë”, ndërsa Bekim Osmani është nominuar për “Trajneri më i mirë për të rinjtë”.

Në datën 3 dhjetor atëherë kur do të tërhiqen çmimet, klubi shqiptar në Maqedoni shkon me 4 kandidaturat e tij në qytetin e Shkupit. /vipsport.al/