Site icon Telegrafi

DOMETHËNIA E QËNIES

Poezi nga: Les Murray
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kurrgjë veç të folurit
nuk e di domethënien e qënies.
Pemët, planetet, lumejtë, koha
aspak nuk e dinë. Gjithçka dinë
çast pas çasti, si gjithësia e shprehin.

Madje dhe ky budalla trup
pjesërisht e jeton dhe do të kishte
shumë më tepër dinjitet brenda vetes
po të mos qe për lirinë e çmendur
të mendjes sime që flet.

Exit mobile version