Site icon Telegrafi

Domate të bluara në shtëpi: Të përgatitura në këtë mënyrë, mund të ruhen deri në dy vjet pa u prishur

Thinkstock

Pavarësisht a e doni apo jo, domatja është e shëndetshme dhe do të duhej ta hanit sa më shpesh

Domatet përmbajnë një thesar të vërtetë të vitaminave A dhe C, vitaminat B3 dhe B6; gjithashtu janë të pasura me magnez që lëviz muskujt tanë, klor dhe squfur që ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat të punojnë më mirë, gjë që është thelbësore në procesin e detoksifikimit të trupit, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 10 kg domate,
– 5 lugë supe plot kripë,
– një qeskë pluhur rrushi për turshi,
– 2 tufa fletë majdanozi.

Thinkstock

Përgatitja:

Lani domatet, pastroni pjesët rreth kërcejve, pastaj pritni trashë dhe bluani në makinën e mishit.

Me rastin e bluarjes përdorni një sitë më të rrallë, në mënyrë që domatet të mos shndërrohen në lëng.

Domatet e bluara hidhni në një tenxhere të madhe, shtojani kripën pluhurin e rrushit dhe fletët e majdanozit, të cilat më parë i keni grirë.

Të gjitha përzieni mirë me një garuzhdë druri dhe lërini të qëndrojnë së paku dy orë.

Edhe njëherë përzieni domatet, pastaj hidhni në kavanoza apo në shishe qelqi me grykë të gjerë, mbyllni hermetikisht dhe ruani në një vend të ftohtë.

Nëse ju pëlqen një shije pikante, grini disa speca djegës së bashku me domatet. /Telegrafi/

Exit mobile version