Telegrafi

Doli të përballej me protestuesit – Mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gonzalez sulmohet dhe plaçkitet nga ultrasit e klubit

Të paktën 25 njerëz janë arrestuar, pasi tifozët e klubit Marseille, sulmuan qendrën stërvitore të klubit duke protestuar kundër bordit që drejton.

Policia ka bërë të ditur në Tëitter se rreth 300 ultras kishin sulmuar me dhunë oficerët që ishin vendosur për të mbrojtur “La Commandie”.

Imazhet e shpërndara nga media vendase tregojnë që protestuesit i dhanë flakë pemëve në hyrje që qendrës stërvitore.

 

Portieri Steve Mandanda dhe mbrojtësi Alvaro Gonzalez dolën për t’u përballur me protestuesit, por edhe ata u sulmuan. Spanjollit iu vodhën disa nga gjërat e tij.

Lexo po ashtu Tifozët e Marseille djegin qendrën stërvitore duke krijuar kaos, ndeshja ndaj Rennes shtyhet

Trazirat u zhvilluan vetëm disa orë para se Marseille duhej të luante ndaj Rennes në “Stade Velodrome”, ku ndeshja tashmë zyrtarisht është shtyrë.

 

Marseille që doli nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve, gjendet në vendin e shtatë në renditje e Ligue 1 me 14 pikë prapa liderit Lyon. /Telegrafi/