Ky është momenti i tmerrshëm kur një piton gjigant doli nga poshtë një karroce dhe “i futi” dhëmbët e tij në këmbën e një punonjëseje zyre.
Kanë qenë kamerat e vëzhgimit ato që kanë kapur momentin kur zvarraniku vrasës duke dalë nga vendi i tij i fshehur për të sulmuar punonjësen ndërsa ajo ecte nëpër një sallë në një ndërtesë qeveritare në Bangkok, Tajlandë më 12 shtator.
Pitoni shkoi drejt këmbës së gruas, drejt e në këpucët e saj të sheshta, përpara se të ngrihej në mënyrë agresive drejt saj.
Nga frika për jetën e saj, punonjësja e zyrës u përpoq në mënyrë të dëshpëruar të largonte gjarprin ndërsa kolegët e saj u kthyen në befasi dhe tmerr, duke arritur fatmirësisht të çlirohej nga zvarraniku pas një beteje të shkurtër.
Gruaja u pa më vonë duke u përpëlitur nga dhimbja ndërsa u largua me çalë nga skena e sulmit brenda Departamentit të Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve.
Dhe imazhet e marra pas sulmit treguan një plagë të thellë në këmbën e saj.
Një zëdhënës tha: ‘Gruaja që u sulmua nga pitoni punonte për Departamentin e Serikulturës dhe erdhi në ndërtesë vetëm për të vizituar një mik. Ajo tani është e sigurt dhe është kthyer në shtëpinë e saj në provincën Khon Kaen”. /Telegrafi/