Telegrafi

Dolën për të protestuar kundër qeverisë së re në Afganistan, talebanët rrahin gratë me kamxhik në Kabul

Talebanët janë filmuar duke rrahur me kamxhik dhe shufra gome, gratë që protestonin në Kabul kundër qeverisë së re.

Kujtojmë që në kryeqytetin afgan janë bërë të ditur emrat e ministrave të qeverisë së re, që talebanët i referohen si Kalifati Islamik i Afganistanit, transmeton Telegrafi.

E në mesin e këtyre emrave nuk ka as edhe një të ndonjë femre apo anëtarë të pakicave. Për këtë, një grup i grave ishin mbledhur në Kabul për të protestuar.

Ato brohorisnin “rrofshin gratë afgane”, duke mbajtur transparentë me mbishkrimin “asnjë qeveri nuk mund të anashkaloj ekzistencën e grave” dhe “do të këndojmë për liri”.

Gratë mbanin edhe fotografinë e polices shtatzënë që u vra në provincën Ghor disa ditë më parë.

E talebanët u filmuan duke i rrahur ato me kamxhik dhe shufra gome, madje e kanë pësuar edhe një grup gazetarësh që në ato momente po raportonin. /Telegrafi/