Site icon Telegrafi

DOKU:TECH sjell në Kosovë fytyra eminente nga fusha e teknologjisë, internetit e inovacionit

Kjo ngjarje do të gërshetoj teknologjinë, internetin dhe inovacionin me fokus të veçantë në katër konceptet kryesore: Të dhëna të hapura, Siguri, Komunitet dhe Përmbajtje.

DOKU:TECH vjen për herë të parë këtë vit dhe është iniciativë e IPKO Foundation, Share Foundation dhe DOKUFEST.

Ajo çka e bënë këtë konferencë shumë të veçantë është pjesëmarrja aktive e folësve, aktivistëve, ndërmarrësve, hakerëve, gazetarëve dhe krijuesve të cilët vijnë nga e gjithë bota për t’i ndarë me audiencën përvojat e tyre në formë të fjalimeve dhe ligjëratave të cilat do të përcillen me diskutime të ndryshme në mes të folësve dhe audiencës.

Gjithashtu, DOKU:TECH do të përbëhet gjithsej nga katër panele me pjesëmarrës të cilat do të elaborojnë tema si: Krijimi dhe drejtimi i Hackerspace, Mbikqyrja nën MetaData, Transformimi digjital i sektorit publik dhe Watchdogs.

Kuratorët e DOKU:TECH Kushtrim Xhakli dhe Vladan Joler konfirmojnë pjesëmarrjen e shumë fytyrave eminente siç është Bruce Sterling – autor i njohur i novelave fantashkencë, kritik i internetit, si dhe themelues i lëvizjes Cyberpunk; Lee Bryant- themelues i kompanisë Postshift me fokus në krijimin e një forme të re të strukturave organizative duke u bazuar në teknologjinë sociale dhe shumë folës të tjerë që do e bëjnë DOKU:TECH-un ndër organizimet më interesante që ka zënë vend në Kosovë.

Përveç folësve dhe diskutimeve që do të zhvillohen në skenë, në kuadër të DOKU:TECH do të organizohen punëtori të ndryshme të cilat kanë për qëllim inkuadrimin e pjesëmarrësve të interesuar dhe zhvillimin e aktiviteteve në mënyrë kolektive.

Pjesëmarrja në DOKU:TECH është falas, krejt çka duhet të bëhet është të rezervohen biletat paraprakisht në faqen zyrtare të konferencës www.dokute.ch.

 

Exit mobile version