Telegrafi

Dodik shfaqet si “tjetër njeri” pas vizitës së drejtorit të CIA-s në Sarajevë – pretendon se RS nuk donte kurrë të ndahej nga BeH

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka bërë një deklaratë interesante pas vizitës së drejtorit të CIA-s, William Burns, në Sarajevë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dodik ka thënë se RS kurrë nuk e vuri në dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.

“Lufta kundër terrorizmit është një detyrim i gjithë botës së lirë dhe në këtë kontekst vizita e drejtorit të CIA-s z. William Burns në Bosnje dhe Hercegovinë është e rëndësishme”, ka shkruar Dodik.

Në këtë drejtim, ai ka shtuar se Republika Srpska është e përkushtuar ndaj kësaj lufte dhe mirëpret çdo bashkëpunim në këtë front.

Por çfarë bie në sy është veçanërisht interesante se Dodik theksoi se RS dyshohet se nuk e ka kundërshtuar kurrë integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH.

“Republika Srpska nuk e ka kundërshtuar kurrë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe shkëputja nuk ka qenë kurrë politika jonë”, ka thënë Dodik.

Ai shtoi më tej se Republika Srpska ka të drejtën e një lufte politike për statusin e saj, sipas dokumentit të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Bosnja dhe Hercegovina është bashkim i dy entiteteve të barabarta dhe tre popujve përbërës, prandaj është inkurajues qëndrimi i zotit Burns se përgjegjësinë për funksionimin e shtetit e mbajnë të gjitha komunitetet etnike”, ka përfunduar Dodik në reagimin e parë pas “vizitës befasuese” të Burns në Sarajevë.

Siç thekson Klix.ba, sipas informacioneve të tij, një nga temat e bisedës gjatë vizitës së Burns ishte edhe retorika secesioniste në RS. /Telegrafi/