Telegrafi

Dodik kërcënon me luftë, përmend fundin e Bosnjës – Komsiq thotë se ai është i pushtuar nga çmenduria

Anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës u grindën përsëri para Ministrit të Jashtëm austriak të premten, duke deklaruar pikëpamjet e tyre të kundërta mbi situatën në vend gjersa serbi.

Milorad Dodik përsëriti se nuk do heq dorë nga planet që do të rrezikonin mbijetesën e disa organeve të qeverisë qendrore.

Kryetari boshnjak i Presidencës së BH-së, Zheljko Komsiq tha se takimi me kreun e ri të diplomacisë austriake shkoi “siç pritej” dhe ai ishte i lumtur sepse ministri, Michael Linhart mund ta shihte personalisht situatën në vend në dritën e njoftimeve të hapave që çojnë në shkëputjen e Republika Serbe.

“Gjithçka që Dodik thotë bëhet subjekt i punës së Prokurorisë së BH-së sepse është përmbysja e sistemit kushtetues të BH-së”, tha Komsiq, duke komentuar planet shkëputëse të Dodikut, të cilat i përshkroi si “çmenduri” për të cilat “nevojitet terapi”.

Ai tha se do të priste për të parë nëse zyra e prokurorit të shtetit do të reagonte tani ose do të paraqiste një kallëzim penal kundër Dodikut, i cili po i çon BH dhe RS në një situatë të rrezikshme.

Anëtari boshnjak i udhëheqjes shtetërore Sefik Xhaferoviq tha se askush nuk duhet të dyshojë se BH-së do të mbrohet nga këto kërcënime të reja të Dodik, raporton klix.ba.

“Dodik po bën një punë të kotë që në asnjë mënyrë nuk mund të japë rezultatet që ai pret dhe mund të çojë në destabilizim”, tha Xhaferoviq.

Lexo po ashtu Dodik kërcënon sërish: Nëse na vendosen sanksione, Republika Serbe do të shkojë drejt pavarësisë

Ai pohon se tani është e pamundur të kthehesh në situatën siç ishte në vitin 1996. Xhaferoviq bëri thirrje që situata të qetësohet para se ndërhyrja e Përfaqësuesit të Lartë të bëhet e pashmangshme.

Vetë Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt u tha mediave të enjten se do të ishte më mirë që fuqitë e tij të “qëndrojnë në sirtar”, por theksoi se do të ketë nevojë për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të BH-së. /Telegrafi/