Site icon Telegrafi

Pasi u shkarkua nga pozita e shefit të BIA-s në Serbi, Dodik emëron Vulinin senator në Republikën Srpska

Kreu i Republikës Srpska, Millorad Dodik, ka emëruar Aleksandar Vulinin si anëtar të Senatit të Republika Srpskas.

Në vendim thuhet se në bazë të Kushtetutës së Republikës Srpska dhe Ligjit për Senatin, Vulin emërohet senator i Republikës Srpska nga 1 dhjetori.

Ky vendim do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska, transmeton Telegrafi.

Senati i Republikës Srpska është, siç thuhet në ueb-faqen e tyre, organi këshillues i institucioneve më të larta kushtetuese të Republikës Srpska.

Senati ka deri në 55 anëtarë të emëruar nga presidenti i Republikës Srpska.

Anëtarë të Senatit emërohen figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore.

Senatori emërohet për shtatë vjet, me mundësi emërimi për një mandat tjetër. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version