Site icon Telegrafi

Dobësimi i pushtetit nxit xhelozinë

Xhelozia është reagim ndaj perceptimit të kërcënimit që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmonë bazohet në realitet. Ajo lidhet me ndjenjat e pabarazi së dhe papërshtatshmërisë në një lidhje dhe mund të prodhojë një numër të madh e të ndryshëm reagimesh emocionale, transmeton Telegrafi

Problemet e lidhura me xhelozinë zënë një vend të rëndësishëm në konfliktet mes çiftit. Në mosmarrëveshje të tilla, njëri ose të dy partnerët nuk arrijnë të përballojnë stresin e përditshëm dhe përdorin mënyra jo të përshtatshme të komunikimit. Këta faktorë ndikojnë në hiperbolizimin e problemeve. Zakonisht, këto ndjenja janë negative, si për shembull: stresi, turbullimi, armiqësia, zemërimi etj., por ka dhe ndjenja pozitive si eksitiml, dashuria, gjallëria etj. Pra, xhelozia është gjendja e dobësimit të pushtetit, të nënkuptuar kur partneri xheloz ka frikë se ka humbur pushtetin për të tërhequr tjetrin.

Xhelozia më e fortë dhe potencialisht më shkatërruese synon të rritet kur provon kërcënimin ndaj ekskluzivitetit seksual. Madje janë disa dallime kulturore në llojin e sjelljes që shkaktojnë xhelozinë seksuale. Një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i pashmangshëm kur njerëzit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur ata jetojnë bashkë. Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe nevojës për privatësi, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe kundrejt asaj për të provuar romantizmin spontan.

Nuk ekziston një ndarje e thiktë për të analizuar në një peshore xhelozinë mes meshkujve dhe femrave, pasi kjo gjë varet nga vetë individi, nga sjelljet e tij, nga karakteri, mendimet dhe në shumë raste kjo xhelozi është e trashëguar gjenetikisht.

Përgjithësisht personat xhelozë janë ata më egoistët, që dëshirojnë një fokusim total të partnerit të tyre tek vetë ai. Këta individë e shfaqin xhelozinë e tyre në forma të ndryshme, por ka dhe nga
ata që e mbajnë përbrenda dhe zgjedhin për të mos u prononcuar duke u bërë agresiv në vetvete. /Telegrafi/
 

Exit mobile version