Telegrafi

DKRS në Mitrovicë mban sesion informues me klubet dhe shoqatat sportive

Pamje nga mbajtja e sesionit informues

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Mitrovicës sot ka mbajtur sesion informues me klubet dhe shoqatat sportive të qytetit.

Ky session informues është mbajtur lidhur me subvencionet që do të ndajë DKRS në thirrjen publike të shpallur ditë më parë, shkruan Telegrafi.

“Drejtori i DKRS-së z.Jashari, ka thënë se Komuna po u qëndron pranë klubeve dhe shoqatave sportive duke synuar që sporti të jetë prioritet i punës”, thuhet në njoftimin e DKRS-së.

Drejtori i DKRS-së, Fahri Jashari ka ofruar bashkëpunim të plotë ndaj klubeve dhe shoqatave sportive përmes stafit të drejtorisë. /Telegrafi/