Site icon Telegrafi

DKA në Vushtrri në takim me Policinë, diskutojnë për lojërat që po praktikojnë nxënësit në Tik-Tok

Pamje nga takimi

Drejtoria për Arsim dhe Drejtoria për Arsim dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë kanë zhvilluar takim koordinues dhe informues me Policinë e Kosovës, në nivelin rajonal.

Ky takim është bërë në kuadër të përpjekjeve për të ofruar më shumë siguri në shkolla dhe në komunitet, shkruan Telegrafi.

Në këtë takim është diskutuar për shqetësimet lidhur me lojërat e rrezikshme që po praktikohen nga nxënësit në rrjeti social “Tik-Tok”.

“Në këtë takim u dakorduan që të intensifikohen aktivitetet e përbashkëta duke rritur ndërgjegjësimin qytetar dhe duke kontribuar secili për një komunitet të sigurt. Me theks të veçantë, u diskutuan edhe shqetësimet lidhur me lojërat e rrezikshme që po praktikohen nga nxënësit, e që burim i tyre është rrjeti social Tik-Tok”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policor

Të dy palët janë deklaruar se mbeten të përkushtuar që të shtojnë përpjekjet institucionale për vetëdijesimin e qytetarëve si dhe parandalimin e rasteve që cenojnë sigurinë. /Telegrafi/

Exit mobile version