Mjekët paralajmërojnë se numri i djemve shkollorë, të cilët për shkak të mbipeshës kanë fituar atribute të femrave (gjendje e cila quhet gjinekomasti), çdo vit është gjithnjë e më i madh.
Një kirurg plastik anglez, Christian Duncan, ka zbuluar se vetëm vitin e kaluar ka operuar 20 fëmijë, të cilëve për shkak të mbipeshës u ishin rritur “gjinjtë”.
Përveç ndërhyrjes kirurgjike për mënjanimin e kësaj anomalie, mjekët rekomandojnë edhe ndryshimin e mënyrës së jetesës, mbajtjen e dietave të veçanta dhe ushtrime të rregullta.
Ky fenomen është gjithnjë e më i shpeshtë te djemtë në moshë të re, ndërsa mbipesha e kombinuar me gjinj femëror mund të ketë pasoja serioze edhe në zhvillimin psikik të këtyre fëmijëve.