Site icon Telegrafi

“Dje ishe shumë agresiv dhe kritik në radio, sot e bëre në brekë para meje’, Mourinho vazhdon ‘luftën’ me gazetarët

Jose Mourinho vazhdoi raportin e tij luftarak me mediat gjatë një konference për shtyp, duke akuzuar një gazetar se i ka “zhytur brekët” në prani të tij.

Trajneri i Romës është përplasur vazhdimisht me figura të ndryshme shtypi gjatë konferencave të tij dhe dita e shtunë nuk ka qenë ndryshe.

Ai tashmë i tallte ata duke mbajtur një copë letre ku ishte shkruar “Pyetja e dytë do të jetë për Zaniolon”, ashtu siç u pyet në të vërtetë për italianin pas përditësimeve fillestare të dëmtimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Jose Mourinhos

Mourinho më pas mori një pyetje nga një gazetar, të cilin me sa duket e njihte shumë mirë për shkak të disa deklaratave të tij në një radio.

Bëhej fjalë për gazetarin Alessandro Austini, i cili kësaj radhe e pyeti për mbrojtjen me tre lojtarë dhe Mourinho u ‘befasua’ nga pyetja e tij.

 

“Prisja një pyetje shumë më të dhunshme nga ju. Të dëgjova dje në radio, ishe shumë më agresiv, shumë më kritik, shumë më i dhunshëm. Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë”.

“Përfundimi që unë arrij është se je super agresiv dhe super i dhunshëm në radio, pastaj vjen këtu dhe “e bëni në brekë” para meje”, i ka thënë Mourinho gazetarit. /Telegrafi/

Exit mobile version