Mozzarella shfrytëzohet në receta të ndryshme ushqimi, më së shpeshti përdoret në llojet e ndryshme të picave dhe llazanjave, ose shërbehet me domate të freskëta si sallatë. Meqenëse ka një shije karakteristike, si pije përcjellëse preferohet vera e kuqe.
Forma standarde e këtij djathi është “Mozzarella di bufala campana”, e cila shitet në masë nga 80 deri në 100 gramë. Nganjëherë prodhohen edhe sasi më të mëdha deri në një kilogram.
Një lloj i veçantë i Mozzarellas, është “Fior di latte”, i cili është i prodhuar nga qumështi i zakonshëm, derisa lloji standard “Mozzarella di bufala campana”, është i prodhuar nga qumështi i buallicës.
Në 100 gram “Mozzarella” ka: 1250kj / 300kcal energji, 22 gramë proteina, 22 gramë yndyra, 2.2 gramë karbohidrate, 1 gram sheqer, 500 miligramë kalcium, 350 miligramë fosfor, 76 miligramë kalium dhe 630 miligramë natrium.