Site icon Telegrafi

Djaloshi i verbër nga Venezuela konverton albumin me foto ngjitëse të Kupës së Botës në Alfabetin Braj

Një tifoz 12-vjeçar i futbollit që është i verbër ka gjetur një mënyrë për të marrë pjesë në maninë e mbledhjes së fotove të lojtarëve, ‘Panini’, për këtë Kupë të Botës, duke shtuar Alfabetin Braj në albumin e tij.

Sebastian Filoramo, nga qyteti perëndimor i Barquisimeto në Venezuelë, filloi këtë gjë me mbështetjen e prindërve dhe mësuesit të shkollës disa muaj më parë duke blerë dhe etiketuar ngjitësit e albumit me Alfabetin Braj.

“Babai im është një gjeni, ai mendon për gjithçka”, ka thënë fillimisht Filoramo, i cili humbi shikimin kur ishte foshnjë.

“Ai më tha: “A doni të plotësoni albumin? Pastaj tha le ta përshtatim atë”.

Filoramo ka treguar se përdor letër ngjitëse transparente për të shkruar emrat dhe numrat në Alfabetin Braj, dhe më pas babai i tij e ndihmon për t’i ngjitur fotot me ngjitës në skajet e katrorëve duke e udhëzuar.


Alfabeti Braj, është alfabet që përdoret nga të verbërit. Aktualisht Alfabeti Braj është i modifikuar dhe i përshtatur sipas veçorive të gjuhëve të ndryshme dhe është pranuar në të gjithë botën. Braj përdori sistemin deri në gjashtë pika. Ky sistem shkrim-leximi lehtëson shumë të verbërit për të mësuar dhe për të komunikuar.


Për të kompletuar albumin për Kupën e Botës të Katarit, i cili fillon më 20 nëntor, nevojiten rreth 600 foto-ngjitëse.

Yohelis Nelo, mësuesja i të riut që e ndihmoi të etiketonte fotot, ka treguar se si ka pranuar ta ndihmojë.

“Sebastian vjen gjithmonë me ide të shkëlqyera. Pranova ta ndihmoja, por i thashë se duhet të mbaronim më parë detyrat e shtëpisë”, ka treguar ajo me shaka.

Filoramo, i veshur me një fanellë të kombëtares së futbollit argjentinas, tha se kishte ende “shumë letra” për të ngjitur që ta kompetojë albumin.

https://twitter.com/ossianshine/status/1590733135423057920

 

Momenti i tij më emocionues si koleksionist deri më sot ishte kur më në fund gjeti imazhin e lojtarit argjentinas Lionel Messi, fanellën e të cilit e mban veshur.  /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version