Me vetëm shtatë minuta të mbetura në përballjen e Cesena kundër Salernitana, mysafirët fituan një penallti.
Ndërsa sulmuesi Alberto Cerri mori përgjegjësinë, portieri i Cesenas, Jonathan Klinsmann – djali i legjendës Jurgen Klinsmann – ndaloi për një moment për të biseduar me një djalë 12-vjeçar që qëndronte aty pranë.
“Ku mendon se do të gjuajë?”, Klinsmann pyeti djaloshin që mbledh topa.
“Në të djathtën tuaj. Unë mendoj se ju do ta prisni atë”, u përgjigj djaloshi.
“Jam dakord”, pohoi portieri me kokë.
Dhe ashtu, Cerri e dërgoi topin pikërisht aty ku kishte parashikuar djaloshi.
Klinsmann bëri pritjen, u kthye nga djaloshi në festë, i tregoi me gisht dhe tundi kokën si për të thënë: “Ti e parashikove!”.
Portieri i kishte premtuar djalit fanellën e tij nëse ai e parashikonte saktë dhe i qëndronte besnik fjalës së tij – duke i dorëzuar fanellën e tij përpara se të ndante një përqafim festiv pas përfundimit të ndeshjes.
Kjo është një nga ato histori që na kujtojnë saktësisht pse e duam lojën e bukur. /Telegrafi/