Telegrafi

Djaloshi pesëvjeçar vuan nga kanceri, Lewis Hamilton i plotëson dëshirën e fundit

Bolidi i Mercedesit u parkua para shtëpisë së një djaloshi të sëmurë rëndë, i cili frymëzimin për jetë e ka te kampioni i Lewis Hamilton.

Harry Shaw, pesëvjeçari i diagnostifikuar me kancer, i dërgoi nëpërmjet rrjeteve sociale e një mesazh mbështetjeje britanikut nga shtrati i spitalit para garës spanjoll.

Djali u lirua pastaj dhe shkoi për trajtim në shtëpi në Redhill në Sary, për t’u rrethuar nga familja në ditët e fundit të jetës, njoftuan mediat britanike.

Hamilton e quajti djalin një engjëll dhe i dedikoi atij fitoren e së dielës. Ata pastaj vendosën të dërgonin një makinë para shtëpisë së Harryt, ku do të merr edhe trofeun fitues të Barcelonës.

“Nuk e njohim Lewisin, por ne kemi parë që një person i mirë është me të vërtetë i dashur. Ky ishte një mesazh i përzemërt dhe do të thotë shumë për ne që fitoren ia kushton Harryt”, tha babai i Jamesit.

Ndryshe, familja e Harryt themeloi një fond bamirësie për të mbledhur para për të eksploruar sarkomën e Juergiut dhe deri më tani ka mbledhur 17 mijë euro. /Telegrafi/