Site icon Telegrafi

Djaloshi nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq debuton në Bundesligë me Bayern Munichun, statistikat e tij në përballje ndaj Bochum

Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq ka debutuar në Bundesligë me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Ai është aktivizuar në minutën e 77-të të ndeshjes që Bayern Munich e fitoi ndaj Bochum me rezultat 3-0.

17-vjeçari që konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Gjermani, hyri në lojë në vend të Leroy Sane.

Edhe pse luajti vetëm 13 minuta, nga statistikat e Sofascore, mësohet se Ibrahimoviq kishte 14 prekje të topit, dy gjuajtje në portë dhe një pasim kyç.

Madje ai fitoi katër nga pesë duelit që i kishte në ata minuta sa luajti.

 

Arijon Ibrahimoviq luan me shumë sukses për të rinjtë e Gjermanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version