Oliver Gill, djali i drejtorit ekzekutiv të Manchester Unitedit, Davidit, ishte 19-vjeçar në vitin 2009 kur mori një shans jetësor. Në atë kohë, Oliver ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Manchester Unitedit dhe Anglisë për grupmoshat e reja dhe Alex Ferguson e bashkoi atë me ekipin e parë nëntë vjet më parë, por një vit më vonë refuzoi të nënshkruaj kontratë profesionale, pasi preferojë të vazhdoj studimet për ekonomi.
Ishte njëri nga lojtarët më të talentuar në ishull dhe futbollisti me të cilin Unitedit mund të llogariste në të ardhmen e tyre.
Mbrojtësi i ri madje kishte nderin të ulej në stol në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Wolfsburgut, por kurrë nuk luajti për ekipin e parë të njërit prej klubeve më të mëdha në botë.
Jo sepse diçka shkoi keq, por për shkak se, çuditërisht, i riu Oliver Gill e hodhi poshtë atë mundësi në vitin 2010. Ferguson vendosi një kontratë për Oliverin, por futbollisti i ri nuk donte ta nënshkruante atë, përcjell Telegrafi.
Megjithëse karriera e tij premtuese ishte e madhe, Gill shokoi Fergusonin duke i thënë se ai e pëlqente futbollin, por qëllimi i tij kryesor ishte të edukonte veten në jetë dhe të ishte i vetëdijshëm se ai nuk mund të udhëhiqte jetën e një futbollisti profesionist në gjigantin United dhe studimet në ekonomi ishin dashuria e tij më e madhe.
Ferguson fillimisht u trondit, u largua pa tekst, por pastaj e kapi për dorë djaloshin e ri dhe të guximshëm dhe i uroi atij fat në jetë.
Gill, 27-vjeçar, aktualisht është duke punuar në kompaninë prestigjioze të konsulencës PricewaterhouseCoopers dhe ka shpjeguar vendimin e tij si më poshtë:
“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë, shumë njerëz pastaj pyesnin përse e bëra këtë dhe i thashë të gjithëve se ishte një lëvizje e vërtetë dhe dëshiroja të këmbëngulsha”.
“Ishte një moment kur isha i befasuar, sepse nganjëherë ndodh që të punojë gjithë natën dhe më kujtohet se unë mund ta kisha shmangur disi këtë po të vendosja të luaj futboll, por nuk më vjen keq”.
“Ndërsa isha duke luajtur futboll kuptova se nuk ishte jeta që dëshiroja, e dija që nuk isha aq i mirë për Ligën Premier, nuk isha i lumtur në United dhe pashë miqtë e mi që argëtoheshin dhe vetëm vendosa të jetoj këtë jetë. Unë nuk do ndryshoja këtë vendim, pasi do ta zgjedhja përsëri”, ka shpjeguar djaloshi Gill. /Telegrafi/