Një djalosh 13 vjeçar që është duke luftuar më sëmundjen e rëndë të leukemisë ka nënshkruar një kontratë me klubin që e kishte ëndërr dhe është tifoz i tyre.
Daryl Allinson, që është duke u shëruar, pasi bëri transplant në palcë, shkoi ta vizitojë nga afër klubin e Yeovil Town. Por atë e priti një befasi e madhe.
Në një konferencë të vogël të organizuar nga klubi, doli trajneri i Yeovil, Darren Way që e prezantoi Darylin si transferimin e fundit të klubit. Daryl foli për këtë ëndërr.
“Shpresojë që të jem në gjendje ta ndihmojë klubin, që të fitojmë më shumë dhe të ngjitet pas disa vitesh edhe në Ligën Premier”.
Daryl është i vetmi fëmijë në shtet që ka këtë lloj të leukemisë dhe falë vëllait të tij më të madh Bradit u krye transplanti.
Klubi i Yeovil Town ka thënë se do ta ndihmojnë djaloshin që të tubojë sa më shumë të holla për tu shëruar plotësisht.
Manxheri i Yeovil Toën, Darren Way kishte vetëm fjalë të mira për Daryl.
Pasi u takua me shokët e ekipit, ai mori edhe një fanellë me emrin e tij prej portieri dhe dorezat. /Telegrafi/