Në një lëvizje nën radar këtë verë, djali i yllit legjendar brazilian Ronaldinho i është bashkuar një klubi në Championship.
Joao Mendes, një anësor 19-vjeçar, mendohet se ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare me Burnley, pasi kaloi një vit me akademinë e Barcelonës.
Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, pretendoi se Mendes shihej si një ‘projekt zhvillimi’, që mund të kishte nënkuptuar se ai do të huazohej.
Sipas The Sun, Mendes ishte një nga disa lojtarë të Burnleyt që duhet të huazohej te skuadra e Premiershipit skocez, Dundee.
Megjithatë, FIFA lejon vetëm gjashtë huazime ndërkombëtare për një klub të vetëm – Skocia konsiderohet si një lëvizje ndërkombëtare sipas rregulloreve.
Kjo do të thotë që Burnley nuk mund të realizojë marrëveshjen, pa rënë dakord me rregulloren e FIFA-s. /Telegrafi/