Djali i Zinedine Zidanes i është bashkuar klubit të tij të shtatë në vetëm pesë vjet pasi ai transferohet në Fuenlabrada.
Enzo Zidane e filloi karrierën e në skuadrën e babait të tij Real Madrid, por bëri vetëm një paraqitje në ekipin e parë.
Pasi shënoi në një ndeshje të Copa del Rey, trashëgimtari i një legjende të klubit u largua.
Mesfushori u largua nga Bernabeu për në Alaves, por ishte jetëshkurtër me vetëm dy paraqitje.
Më pas ai kaloi te Laussane-Sport në afatin kalimtar të janarit, ku luajti 16 ndeshje dhe shënoi dy gola.
Sezonin e ardhshëm ai u kthye në Spanjë për të luajtur për Rayo Majadahonda.
Megjithatë, e njëjta formë vazhdoi edhe në Portugali dhe Francë me Aves dhe Rode respektivisht.
Ai u përfshi në katër ndeshje të vetme për skuadrën e La Liga 2, Almeria. Enzo tani bashkohet me Fuenlabrada në Primera Division – niveli i tretë i ligës spanjolle. /Telegrafi/