Një histori interesante, por që ka edhe anën komike të saj, pasi ish-mbrojtësi i Manchester United, Jonny Evans, e ka zbuluar se si është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Irlandës Veriore.
Lojtari britanik zbulon një detaj interesant dhe deri diku të pakuptueshëm në lidhje me Kombëtaren e Irlandës së Veriut, pjesë e së cilës është aktualisht, madje mban edhe shiritin e kapitenit.
Në një intervistë dhënë ditët e fundit, ai e ka zbuluar se si ishte rastësi dhe pasioni i një fëmije për lojërat elektronike, që e futën atë në Kombëtaren e vendit të tij të lindjes.
Mbrojtësi që aktualisht luan me i WBA-në rrëfen se në hapat e parë të karrierës së tij, drejtuesit e Irlandës së Veriut as që e kishin idenë që ai ekzistonte si futbollist.
“Isha 19-vjeç dhe mora një telefonate teksa po shkoja në diskotekë. Asistenti Terry Gibson më thirri në Kombëtare dhe shumë kohë më pas më zbuloi arsyen se përse u grumbullova me ekipin e parë”.
“Ai më tha se drejtuesit e skuadrës kombëtare nuk kishin asnjë informacion për mua, por djali i tij më kishte njohur në lojën Football Manager. Gibson më tha gjithashtu se ishte pikërisht djali i tij që e rekomandoi emrin tim ai dhe ai më pas e rekomandoi te trajneri Sanchez”.
“Në këtë mënyrë luajta që në ndeshjen e parë me fanellën e Irlandës së Veriut”, deklaron Evans.
29-vjeçari është irandezo-veriori me më shumë trofe në Ligën Premier dhe gjatë debutimit në Kombëtare ai ishte pjesë e Manchester United ku fillimisht u aktivizua me të rinjtë dhe më pas në vitin 2006 me ekipin e parë.
Ai me Irlandën e Veriut luajti në Kampionatin Evropian Francë 2016. /Telegrafi/