Site icon Telegrafi

Djali i Schwarzeneggerit ‘ndez’ Instagramin me ushtrimin klasik për supe të fuqishme

Djalin e Arnold Schwarzeneggerit, Joseph Baena, është e vështirë ta shohësh jashtë palestrës

Megjithatë, bodybilderi 22-vjeçar për shkak të distancës sociale ka filluar të ushtrojnë në ambient të hapur dhe po ngre pesha, njëherësh po merr rreze dielli.

Ka treguar si bën ushtrimin klasik për supe të mëdha dhe të fuqishme, barbell row-in e popullarizuar.

Shumica e praktikojnë edhe për forcim të shpinës, përkatësisht të gjithë pjesës së sipërme të trupit, mirëpo ekspertët konsiderojnë që zakonisht nuk është opsion për fillestarët, transmeton Telegrafi.

“Kur lartësia e bërrylit kalon lartësinë e supeve, mund të jetë ngarkesë tepër e madhe për supet dhe tejzat. Mos i tërhiqni duart tepër lart”, është këshillë e drejtorit të Rubrikës së fitnesit në revistën Men´s Health.

Baeni ka impresionuar ndjekësit e tij në Instagram të cilët e kanë porositur që të shkojë patjetër hapave të babait të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version