Telegrafi

“Djajtë e Kuq” kualifikohen në frymën e fundit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës (Video)

Manchester United ka arritur të shënoj një fitore të vuajtur ndaj Anderlechtit, fitore kjo që erdhi vetëm pas vazhdimeve, ku “Djajtë e Kuq” fituar me rezultat 2-1 për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë për të dy skuadrat, që luajtën një futboll të mençur dhe shumë të sigurt, teksa shënuan të dyja nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të mesfushorin më në formë të tyre, Henrikh Mkhitaryan, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 10 për 1-0 pas asistimit të Marcus Rashford.

Festa e Mkhitaryanit me bashkëlojtarët

Megjithatë, Anderlechti arriti të kthehet në lojë në këtë pjesë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 32 me anë të Sofiane Hanni, i cili u gjend më së miri në zonën e Unitedit për të barazuar rezultatin në 1-1 pas një topi të rikthyer nga transversalja dhe me këtë rezultat përfundoj kjo pjesë.

Hanni duke shënuar për 1-1

Në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” të pakënaqur me rezultatin shpeshtuan sulmet në drejtim të skuadrës belge duke tentuar të gjejnë golin e fitores dhe të kualifikimit.

Por, ky gol nuk erdhi as në 45 minutat e dytë dhe skuadrat u desh të kërkojnë fatin në dy vazhdimet nga 15 minuta pasi ndeshja përfundoi ashtu sikurse e para me barazim 1-1.

Heroi i Djajve të Kuq!

Në vazhdime të dy skuadrat patën rastet e veta, por 15 minutat e parë rrjetet mbeten të paprekura, teksa vetëm në pjesën e dytë u arrit të shënohet goli nga United.

Ishte talenti anglez, Marcus Rashford, i cili shënoi në minutën e 107 për 2-1 dhe ky ishte gol i fitores dhe i kualifikimit për “Djajtë e Kuq”. /Telegrafi/