Site icon Telegrafi

‘Djajtë e Kuq’ i kthehen fitoreve, mposhtin me lehtësi kampionin e Ligës Premier (Video)

Manchester United ka fituar me lehtësi në udhëtim ndaj Leicester Cityt me rezultat 3-0.

Skuadra e Jose Mourinhos i është kthyer fitoreve në Ligën Premier, pasi tri barazimeve radhazi.

United arriti të dominoi të gjithë ndeshjen ndaj ‘Dhelprave’, por goli i parë i ndeshjes erdhi vetëm në minutën e 42, ku armeni Henrikh Mkhitaryan, shënoi një gol të bukur dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi pas asistimit të Cris Smalling.

Mkhitaryan duke festuar së bashku me Matan dhe Herreran

Megjithatë, nuk vonoi as dy minuta dhe ‘Djajtë’ ngirtën epërsinë në 2-0, ku kësaj radhe ishte futbollisti më i rrezikshëm i tyre, Zlatan Ibrahimovic, i cili mposhti portierin kundërshtar pas një harkimi të mirë për tokë nga Antonio Valencia dhe skuadrat shkuan me këtë rezultat në pushimin mes dy pjesëve.

Të gjithë duan të festojnë me Ibran

Në pjesën e dytë, United gjeti edhe një gol të shpejt me anë të Juan Matas, i cili shënoi në minutën e 49 për 3-0 dhe pastaj me shumë qetësi menaxhoi ndeshjen.

Festa e Matas pas golit të shënuar!

Deri në fund të ndeshjes, Leicesteri u mundua të ngushtoj epërsinë me anë të disa sulmeve, por pa arritur të bëj diçka më shumë dhe ndeshja në fund përfundoi me fitoren 3-0 të skuadrës nga Manchesteri.

Një super fotografi nga ndeshje e sotme

Pas kësaj fitore, United e sheh vetën në pozitën e pestë me 45 pikë apo dy më pak se pozita e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa kampionët aktual të Ligës Premier me këtë humbje rrezikojnë shumë rënien nga kategoria, pasi kanë vetëm 21 pikë apo një pikë më pak se pozita e 18-të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PB3VPIr7PT4

https://www.youtube.com/watch?v=1SZbQIiORmI

https://www.youtube.com/watch?v=PoOL9R2dR8A

Exit mobile version