Manchester United ka fituar në udhëtim te Sunderlandi me rezultat 3-0.
Djelmoshat e trajnerit Jose Mourinho janë kthyer te fitoret në Ligën Premier, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, dhe kështu janë afruar në vetëm katër pikë larg pozitës së katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Mysafirët e Unitedit e dominuan gjithë takimin duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren, por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të presim minutën e 30.
Ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi një supergol nga një distancë rreth 20 metra dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq arritën të gjejnë menjëherë golin, ku ishte mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryn, i cili shënoi poashtu një gol të bukur në minutën e 46 pas asistimit të Luke Shaw.
Në vazhdimin e kësaj pjese, Unitedi pati edhe shumë raste tjera për ta thelluar epërsinë, por golin e fundit arriti të shënoj vetëm një minutë para fundit, ku Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Ibrahimovicit për 3-0 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Pas kësaj fitore, Untedi e sheh veten në pozitën e pestë me 57 pikë, ndërsa Sunderlandi renditet në vendin e fundit me vetëm 20 pikë të mbledhura. /Telegrafi/