Manchester Unitedi ka fituar ndaj Crystal Palacet me rezultat të pastër 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar me fitore në kampionat duke dominuar skuadrën londineze, Palace dhe duke treguar që janë njëri nga favoritët për ta fituar titullin në këtë sezon.
Goli i parë në ndeshje erdhi në fillim, kur Juan Mata shënoi një gol të bukur në minutën e tretë pas asistimit të Marcus Rashfordit.
Unitedi vazhdoi dominimin dhe rastet, por goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 35 të ndeshjes, kur Fellaini shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Ashley Young dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës nga Old Trafford që vazhdoi me gol tjera, dhe i pari që shënoi ishte përsëri belgu Fellaini (49’), ku kësaj radhe u shërbye nga Rashford.
Goli i fundit në ndeshje erdhi në minutën e 85-të të ndeshjes me sulmuesin Romelu Lukaku që vulosi fitoren dhe rezultat përfundimtar 4-0 pas asistimit të Marcus Rashford.
Pas kësaj fitore, Djajtë dalin në pozitën e parë me 19 pikë të mbledhur dhe javën e ardhshme luajnë në udhëtim derbin anglez ndaj Liverpoolit.
Në anën tjetër, Palace mbetet e fundit me asnjë pikë të mbledhur dhe në gjiron tjetër e presin në shtëpi Chelsean. /Telegrafi/
https://twitter.com/TafadzwaMunemo/status/914138841912676352
2nd goal from Fellaini | 3-0 https://t.co/Qi2LQHLBbR
— Utd Indonesia Bandung (@UtdIndonesiaBDG) September 30, 2017
https://twitter.com/Catcher_Block/status/914154748487516161