Site icon Telegrafi

Djajtë e Kuq e përmbyllin me fitore sezonin në Ligën Premier (Video)

Manchester United ka fituar në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0.

Jose Mourinho kishte filluar ndeshjen me pesë apo gjashtë futbollistë të rinj ndaj Palacet, pasi donte t’i ruante për finalen e Ligës së Evropës.

Megjithatë, këta futbollistë të rinj ia shpërblyen besimin duke zhvilluar një ndeshje të madhe, dhe i tillë ishte edhe sulmuesi anësor, 21-vjeçari Joshua Andrew Harrop, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 15 pas asistimit të Paul Pogbas.

Festa e talentit 21-vjeçar

Katër minuta më vonë ishte pikërisht Pogba që dyfishoi epërsinë e Djajve pas asistimit të Jesse Lingard dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Pogba i falënderohet zotit për golin e shënuar

Në pjesën e dytë, Unitedi arriti të menaxhoj mirë lojën dhe lojtarët duke rrezikuar asgjë dhe në fund fituan me rezultat 2-0.

Skuadra nga Old Trafford këtë sezon e përmbyll në vendin e gjashtë me 69 pikë, duke siguruar Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm, por me mundësi të kualifikohet edhe në Ligën e Kampionëve nëse fiton në finale ndaj Ajaxit. /Telegrafi/

Exit mobile version